Biografia

.

Muharrem Salihu (Marco), i lindur më 25 maj 1968 në Medvegjë, është një sipërmarrës dhe filantrop shqiptar me nënshtetësi Italiane. Aktualisht ai banon në Venecia së bashku me familjen e tij, ku është i përkushtuar ndaj angazhimeve të shumta në botën e biznesit, aktivizmit politik e diplomacisë. Nëpërmjet aktiviteteve dhe investimeve të tij vazhdon të kontribuojë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi, me theks të vecantë në zhvillimin ekonomik të rajonit dhe të vendlindjes së tij – Medvegjës. Ai punon vazhdimisht për të inkurajuar komunitetin shqiptar që të qëndrojë në vendindlindjen e tyre, për të parandaluar shpërnguljen masive nga këto zona. 

 

Për përkushtimin e tij për Ballkanin Perëndimor, z.Salihut iu dha titulli Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 2020. Ai po ashtu është anëtar ekzekutiv i Bordit Këshillimor Ndërkombëtar në Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe shërben në Bordin e Drejtorëve të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Z. Salihu është i diplomuar në Ekonomi dhe Financë në Universitetin e Zug-ut në Zvicër, si dhe është anëtar i bordit në UNICAMPUS HETG, ku ndan përvojën dhe njohuritë e tij në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. 

 

Në vitin 2011 Salihu themeloi Mela Holding Group Srl në Venecia, një konglomerat që përfshin katër kompani dhe një OJQ. 

 

 

Nëpërmjet këtyre ndërmarrjeve, ai promovon një ekonomi të qëndrueshme dhe në zgjerim të vazhdueshëm, me perspektivë për investime në pjesë të tjera të Evropës.

 

 

Disa nga aktivitetet dhe iniciativat në të cilat Z. Salihu ka kontribuar vlen të veçojmë:

 

 

  1. Për përkushtimin e tij për Ballkanin Perëndimor, z.Salihut iu dha titulli Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 2020. Ai po ashtu është anëtar ekzekutiv i Bordit Këshillimor Ndërkombëtar në Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe shërben në Bordin e Drejtorëve të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.
  2. Z. Salihu është i diplomuar në Ekonomi dhe Financë në Universitetin e Zug-ut në Zvicër, si dhe është anëtar i bordit në UNICAMPUS HETG, ku ndan përvojën dhe njohuritë e tij në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në vitin 2011 Salihu themeloi Mela Holding Group Srl në Venecia, një konglomerat që përfshin katër kompani dhe një OJQ. Nëpërmjet këtyre ndërmarrjeve, ai promovon një ekonomi të qëndrueshme dhe në zgjerim të vazhdueshëm, me perspektivë për investime në pjesë të tjera të Evropës
  3. Disa nga aktivitetet dhe iniciativat në të cilat Z. Salihu ka kontribuar vlen të veçojmë:
  4. Në vitin 1992 organizoi Referendumin në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, si sekretar i përgjithshëm i organizatës së diasporës shqiptare në Zvicër.
  5. Takime të një-pasnjëshme me nivelet më të larta në bashkimin Evropian – Komisionin e Helsinkut dhe me Kongresin Amerikan në Washington DC për të drejtat e shqiptarëve dhe pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës.
  6. Në 2018 hap fabrikën “Medinvest” në Medvegjë, si investimi i parë në fushën e prodhimit industrial në këte rajon në pesëdhjetë vitet e fundit, për të rivitalizuar ekonominë e këtij rajoni.
  7. Ndertimi i xhamisë/muze në Tupallë, Medvegjë – objekt modern i cili ka marrë shumë çmime ndërkombëtare, përfshirë këtu çmimin prestigjioz për arkitekturë – European Union Prize for Contemporary Architecture – Mies Van der Rohe.
  8. Në vitin 2023, si pjesë e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare ishte një nga organizatorët dhe sponsorizuesit e eventit për promovimin e Paqes: “Kosova Hyland Peace Mass” në Pantheon të Romës – një aktivitet historik për përfaqësimin e Kosovës në Vatikan.
  9.  Organizimi i ekspozitës “Paolo Rossi – Djali i Artë dhe Legjendat e Futbollit”, një panoramë e artifakteve të sportit, kulturës dhe artit – ekpozitë me karakter itinerant që po rrugëton në pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit.

Përvoja e tij praktike dhe vizioni strategjik për të forcuar lidhjet midis Italisë, BE-së dhe Ballkanit Perëndimor e dallojnë atë si një lider të aftë për të adresuar sfidat rajonale dhe për të promovuar bashkëpunim më të ngushtë midis kombeve evropiane.

 

Përveçse punon dhe kontribuon shumë për të drejtat e njeriut dhe zhvillimin ekonomik, Z. Salihu promovon gjithashtu sportin dhe kulturën shqiptare dhe atë italiane në vende të ndryshme të botës, përmes projekteve dhe ekspozitave kombëtarë dhe ndërkombëtare.

 

 

Ai gjithashtu angazhohet të sjell zërin e minoriteteve në Evropë, me synim reduktimin e diskriminimit dhe pabarazive socio-ekonomike për një Evropë të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

 

 

Aktualisht, Z. Salihu është kandidat për Euro-deputet në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian të planifikuara me 8 dhe 9 Qershor 2024, nën ombrellen e koalicionit Shtetet e Bashkuara të Evropës.

Prezantimi im

Muharrem Salihu: Përkushtuar për t’i shërbyer komunitetit dhe për të avokuar për ndryshim!

Client Testimonials

Hear What Our Clients Have to Say About Us
4.5/5
Muharrem Salihu's press team has been instrumental in getting our message out to the wider community. Their professionalism and attention to detail have helped us reach new audiences and spread our message effectively.
MARINELLI DEL PIERO
4.5/5
Muharrem Salihu's leadership and vision have been instrumental in bringing our community together and working towards a better future. His dedication to our cause is truly inspiring.
RAVANELLI
4.5/5
Muharrem Salihu's community outreach programs have made a real difference in the lives of people in our area. His commitment to supporting local businesses and providing opportunities for young people is truly commendable.
ALICA
4.5/5
Muharrem Salihu has been a tireless advocate for our community, always fighting for our rights and working to make a positive impact. His dedication and commitment to our cause are truly remarkable.
SIMONE